“Fajin e kanë prindërit”! Gjyshërit e Aldi Ramës: Nuk dinim gjë, e morëm vesh nga mediat

Familjarët e Aldi Ramës janë njoftuar nga media për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur. ‘Faxnews’ raporton se familjarët e autorit të vrasjes së nënkomisarit të policisë Saimir Hoxha nuk kishin dijeni për krimin e kryer nga 21-vjeçari.
Në një prononcim jashtë kamerave familjarët e tij, gjyshërit kanë thënë se faji për këtë ngjarje ishte i të dy prindërve të 21-vjeçarit. Ceremonia mortore për Ramën do të mbahet në Durrës pasi aty është e ëma e tij.
21-vjeçari qëlloi për vdekje ditën e djeshme oficerin Saimir Hoxha në Lezhë. Pas krimit ai u arratis për 5 orë dhe ishte në ndjekje të vazhdueshme nga forcat e policisë. Gjatë orëve të fundit të arratisë ai tentoi vetëvrasjen. Në momentin kur u gjet nga efektivët e policisë, i riu u dërgua në spitalin e Traumës aty ku dhe humbi jetën mëngjesin e sotëm.