Flet Edi Rama: A u dogjen Majko dhe Bushati nga “Teatri” dhe “Deti”?

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjithë ministrat me të cilët ka punuar, ka patur raste që i kanë thënë “JO”, por diskutimet mbyllen brenda PS-së.

Kreu i qeverisë mohoi që qëndrimi i Majkos për Teatrit t’i ketë kushtuar atij postin, ndërsa mohoi se ka patur përplasje me Ditmir Bushatin për marrëveshjen e Detit me Greqinë.

Pjesë nga debati

Gazetari:Kemi Pandeli Majkon që ka abstenuar për çështjen e teatrit dhe është filmuar e ka dalë në media dhe Ditmir Bushatin ku ju vetë e keni pranuar që ka patur debate për çështjen e detit.

Edi Rama: Asnjëherë me Ditmir Bushatin nuk kam pasur…

Gazetari: E keni pranuar në studio.

Edi Rama: Asnjëherë me Ditmir Bushatin nuk kemi pasur konflikt për këtë çështje.

Rastet kur ministrat votojnë ndryshe janë raste unikale në historinë e një parlamenti. Nuk është normaliteti siç ishte rasti i Majkos për teatrin që ai ka pasur mendimin e vet dembabadem që në kohën kur isha ministër kulture. Ky është një rast shumë i veçantë. Jo-ja e ministrave nuk thuhet në parlament me votë se nuk është cirk. Nuk ka qeveri që propozon një ligj të vetin dhe ministrat e vet i thonë jo. Kjo është absurd./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT