FOTO: “Kushton 500 mijë dollarë, ka rimeso arre dhe lëkurë kastori”, qeveria përgënjeshtron kritikat për makinën e re të Ramës: “E ka marrë PS me qera”

Kryeministri Edi Rama po shihet të lëvizë kohët e fundit me një makinë të zezë, të madhe, tip GMC, gjë që ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve në takimet zyrtare. Mediat afër opozitës shkruajnë se bëhet fjalë për “GMC Custom Luxury Vehicle” që sipas tyre kushton rreth 500 mijë USD!

Kanali SYRI shkruan se makina është modifikuar për t’ju afruar shijeve të kryeministrit “duke u kthyer në një avion privat luksi”.

“Ajo ka dy ndenjëse VIP me mbështetëse këmbësh, sediljet janë italiane ndërsa rimesoja është me dru arre origjinale. Tavani është i ndriçuar dhe është i gjithi me lëkurë kastori” – shkruan kanali pranë familjes Berisha.

Ndërkohë kanali ABC shkruan se i ka drejtuar disa pyetje Kryeministrisë lidhur me origjinën e makinës dhe se sa para janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për këtë makinë.

Sot pasdite Kryeministria ka sqaruar se makina e llojit “GMC”, me të cilën po lëviz së fundmi kreu i Qeverisë është një mjet i marrë me qira dhe se nuk është blerë me paratë e buxhetit të shtetit.

Për mjetin e mëparshëm të cilin përdorte Rama, shkruhet se ishte amortozuar, vjetërsuar dhe nuk plotësonte më standardet e levizjes për shkak të numrit të madh të kilometrave të kryer.

Rama duke u futur në Presidencë

PËRGJIGJIA E PLOTË E QEVERISË:

“Automjeti ne fjale eshte ne pronesi te nje subjekti privat, me aktivitet tregtar te regjistruar sipas ligjeve ne fuqi. Partia Socialiste ka nje kontrate qeraje me subjektin, i cili ushtron prej me shume se 5 vitesh aktivitet ne fushen e shitjes dhe dhenies me qera te automjeteve.

Automjeti nuk ka elemente te vecanta sigurie. Ai eshte marre pasi automjeti i meparshem ne perdorim te Kryetarit te PS, nuk plotesonte me standardet e levizjes per shkak te amortizimit si pasoje e vjetersise dhe numrit te madh te kilometrave te kryer.

Me kete rast theksojme se kryeministri nuk ka blere nje automjet te ri me fondet e buxhetit te shtetit, qysh nga ardhja e tij ne detyre”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT