“George Washington, i bir i Bales nga Tetova”, Baze tallet me Berishën: Takin tjetër mos na del nga Viçidoli…

Gazetari Mero Baze ka publikuar një moment epik nga takimi i Sali Berishës me të ashtëquajturën bazë të Partisë Demokratike në Vlorë.

Një qytetar tha se Amerika i ka shumë borxhe Shqipërisë pasi i ka dhënë shumë personalite dhe mes tyre Xhorxh Uashingtonin i cili shërbeu si presidenti i parë i Amerikës si dhe udhëhoqi Ushtrinë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare.

Sipas qytetarit që mori duartrokitjet e Berishës, Uashingtoni ishte i biri i Marie Balës nga Tetova.

Ky moment është ironizuar nga gazetari Baze i cili me nota humroi shkruan:

“Është e sigurt që në takimin e Gjirokastrës Xhorxh Uashingtoni do dal me origjinë nga Viçidoli”, ironizon Mero Baze.

/a.r

Back to top button
LAJMET E FUNDIT