I bërë gjithë baltë dhe i rrethuar nga efektivët, momenti kur vrasësi i policit mbërrin tek Trauma me barrelë (FOTOT)

Aldi Rama, 21 vjeçari që ekzektutoi me armë oficerin e Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxhën, ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë.
21 vjeçari, disa orë pas ndjekjes nga RENEA dhe FNSH, tentoi t’i japë fund jetë duke qëlluar veten me armë, por plumbi e “fali”. Ai u mor me ambulancë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa mësohet se është në gjendje kritike për jetën.
Fotot e mëposhtme tregojnë momentin kur Rama futet me barrelë në Urgjencë, i bërë gjithë baltë dhe i rrethuar nga forca të shumta policie./Gazeta SHQIP