I bëri presion kryetarëve të PD për të mos shkuar te Berisha? Basha: Ta harrojnë se…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat jashtë selisë blu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
I pyetur nëse i ka bërë presion kryetarëve të degëve që të mos jenë prezentë në takimet me Berishën, ky i fundit tha se vendimet e qeverisë amerikane nuk vihen në dysh.
“Sa i përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të PD për të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur.
Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij. Dhe e gjithë energjia jonë është e përqëndruar këtu.
Nuk ka për të patur Kuvend në Partinë Demokratike që diskuton vendimet e Amerikës,” tha Basha.