I qethur “zero”, në krah ka avokatin! Momenti kur Saimir Tahiri futet në Gjykatën e Lartë (Foto)

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Lartë. Siç duket edhe nga pamjet e fiksuara nga kamerat, ish-ministri mban veshur një xhaketë blu, ndërsa bie në sy modeli i flokëve të Tahirit.
Kujtojmë se ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kreu i policisë së Vlorës, Jaeld Çela dalin sot para Gjykatës së Lartë. Si ish-ministri dhe ish-polici kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, për rikthimin e çështjes së tyre për rigjykim.
Gjykata e shkallës së parë e dënoi Tahirin më 3 vjet shërbim prove për shpërdorim detyre, një akuzë që nuk ishte ngritur nga Prokuroria.