Ja çfarë rrezikon PD/ Çupi: Berisha po të kishte burrni nuk do degradonte. Qafoku: Basha duhet të marrë vendim ndaj tij

Për dy analistët Frrok Çupi dhe Roland Qafoku lajmi nuk është formimi i qeverisë së re, pasi pritej një gjë të tillë, por nëse Berisha do të jetë pjesë e Parlamentit ose jo.
Qafoku shprehet se Basha ka bërë mirë nëse i ka kërkuar prova ambasadores amerikane ndaj Berishës, por atij i duhet të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje.
“Basha duhet të marrë vendim për Berishën. Dhe vendimi është i prerë këtë herë, nuk ka… Edhe më i qartë se sa e ka thënë ambasadorja nuk ka sepse ka qenë në kontakte me to”, theksoi Qafoku.
Ndërsa Çupi e ka cilësuar këtë përplasje brenda PD-së për çështjen Berisha si një teledramë.
“Kjo është një situatë teledramë, Berisha po të kishte burrni, s’do ta lejonte vetes të degradonte dhe të thoshte se do vij me zori në Parlament. Por mirë le të vijë. Berisha është çmontuar, si organizator konflikti, granatahedhës. Vlera qëndron se pse ia lejon vetes, e pse çon PD në fund të gropës. E bën sa qesharake, të kapshme dhe të denigrueshme. Do të jetë e shëmtuar nëse Berisha do të jetë në Parlament. Për Lulzim Bashën se nëse vazhdon të mbrojë Berishën, është shemë shpejt të shpallet një organizatë pranë terrorit nga SHBA”, theksoi Çupi.