“Ja dolëm më së miri gjatë Covid 19”! Plas debati me Ramës dhe Bashës: Bën politikë me të vdekur

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndjehur dot pa e thumbuar opozitën. Në fjalën e tij në Kuvend, teksa po bënte prezantimin e programit qeverisës, Rama tha se në fundin e viteve të tij të fundit në pushtet asnjë i huaj nuk po e vizitonte më Shqipërinë.
Një debat ka nisur nëpërmjet Bashës dhe Ramës kur u fol për Covid 19 ku Rama tha se ne jemi më të mirët, kjo do të jetë përgjithmonë motiv krenarie për mua që Shqipëria nuk u gjynjëzua.
Pjesë nga debati:
Rama: Zhvillimi i shëndetësisë. Dua të flas me fakte në vitin 2013 vetëm 43% e shpenzimeve mbuloheshin. Sikur virusi ta kishte gjetur Shqipërinë siç e gjetëm ne dhe pa platformën e-albania. Parafytyroni karantinë pa të. Kjo do të jetë përgjithmonë motiv krenarie për mua që Shqipëria nuk u gjynjëzua. Meqë po më ndërhynë, edhe aleanca juaj për virusin. I thatë shtyrje të fortë. Por u përballua falë mjekëve.
Basha: 16 mijë të vdekur! Të vdekur…Politikë me të vdekur
Nikolla: Ju lutem mos flisni nga vendi.