“Je ulur në karrigen time që dikur nuk e llogarisje”/ Ish-deputeti i PD ironizon Berishën: Unë nuk e turpërova, ti do ta nderosh dot?

Ish-deputeti i PD, Fatos Hoxha ka ironizuar Sali Berishën për mënyrën e turpshme të ikjes së tij nga Partia Demokratike. 

Me tone sarkastike, ai shkruan se u gëzua kur e pa Berishën të ulur në rreshtin e parafundit të Kuvendit, pasi ai është pikërisht vendi ku ulej edhe ai.

Duke i zgjuar kujtime nga e shkuara, ai shprehet se dikur ai dhe kolegët e tij që uleshin në atë pozicion ishin vetëm “Back Bencher”, ndërsa sot është AI, Sali Berisha një “Back Bencher”.

Çfarë është Beck Bencher? Një person i cili është mbështetës i një partie por nuk mban poste drejtuese.

Hoxha i ka kujtuar përmes rreshtave që ka shkruar Berishës, kohën kur ai thoshte “Votat e tyre kundër nuk do të mbahen shënim!”.

Ish-deputeti i PD, nuk la papërmendur edhe momentin kur pikërisht këtë grup “të radhës së parafundit” ai e përzuri nga partia.

Hoxha me tonë nostalgjike, kujton se në kohën kur ulej në atë karrige populli respektonte.

Ndërsa në fund i ka drejtuarat Berishës edhe një pyetje retorike “Po ti, do ta nderosh dot?”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT