“Ka vjedhur”/ Tensione në drejtorinë e Ujësjellësit në Vlorë, Leli e Leskaj përfundojnë në polici

Mbledhja e drejtuesve të bashkisë dhe ujësjellësit në Vlorë është shoqëruar me një konflikt.
Mbledhja u organizuar me kërkesë të kryetarit të Bashkisë. Pas mbledhjes situata ka agravuar, kur ish-kreu i ujësjellësit, Shkëlqim Leskaj i cili ka dhënë dorëheqjen disa javë më parë, nuk ka pranuar të lirojë zyrën.
Kryebashkiaku Dritan Leli ishte gjithashtu i pranishëm në Komisariat për të sqaruar situatën.
Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskaj për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit.