“Kam dështuar si nënë”/ E ëma e Eltonit që vrau me bukë në gojë ish-gruan: Ai e donte të shoqen, nuk mendonte për një tjetër

“Pardje kam vdekur unë si nënë, nuk e kam edukuar mirë. Kam dështuar si nënë”. Kështu u shpreh nëna e Elton Metës, i cili ditën e premte vrau ish-bashkëshorten e tij 23-vjeçare, Sabrinën.

Nëna e Eltonit dha një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u shpreh se pasi djali i saj doli nga burgu, dukej mirë nga ana shëndetësore.

Ashtu siç tha bashkëshorti i saj, edhe ajo konfirmoi se Sabrina ende e donte 31-vjeçarin.

“Eltoni e donte ende të shoqen. Ai tha se ajo e donte, dhe priste të ikte i ati. Kur ne i thamë se do i gjejmë një vajzë tjetër, ai tha jo se e kam një grua dhe kemi një fëmijë. E donte atë femër sa nuk kishte më. Ishte ngjarje momentale. Kush i dha armën të dalë para drejtësisë. Nuk ka vdekur Sabrina, këtu kam vdekur unë, kam dështuar si nënë. Pardje kam vdekur unë si nënë, nuk e kam edukuar mirë”, tha ajo, e cila kishte ruajtur fotot me Sabrinën, duke shpresuar se ata do të ktheheshin sërish bashkë.

“Kam dështuar si nënë”/ E ëma e Eltonit që

Back to top button
LAJMET E FUNDIT