Karamuço ngre ALARMIN: Po rrisim sicario, të rinjtë ndjekin modelet kriminale

Pedagogu i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në një lidhje Skype me emisionin Breaking në Top News, foli për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin ditën e djeshme.
I shqetësuar Karamuço tha se në vendin tonë po rriten vrasës, sicario (vrasës me pagesë në Meksikë).
Sipas tij, të rinjtë po ndjekin modelin kriminal dhe jo atë të rrugës së duhur, pasi mungojnë modelet.
“Po rritim Sicario, po rritim vrasës, kriminelë. Ai nuk ka një identitet të shprehur në fushën e arsimit, artit apo ku di unë, ai nuk ka ambicje. Jemi në krizë modelesh, për të futur gjeneratën në rrugën e duhur. Një i ri me armë nëpër duar, me Benz-a.
Nuk pati struktura që ta rregullojnë. 21-vjeçari ndiqte modelin kriminal. Kemi të rinj që përdorin drogën për trend. Dhe nga përdorues droge, shkojnë deri në përballje me policinë. Është një alarm që duhet të na shqetësojë. Trendi i kësaj gjenerate është modeli kriminal,” tha Karamuço.