Kim takon Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special: Pavarësisht presionit të fortë keni vazhduar me gjykimet

Ambasadorja Yuri Kim  ka takuar Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special.

Me një postim në Twitter ajo shkruan se pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar  me verifikimet, një  element i rëndësishëm i reformës në drejtësi.

“Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit.

Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi”- shkruan ambasadorja Yuri Kim në Tëitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT