Kjo është 20-vjeçarja e re, sekretare e të Rinjve socialist, Rama: E ka mbiemrin Basha po zgjohet më shpejt se ai

Kryeministri Edi Rama prezantoi pak momete më parë drejtuesit e rinj të qeverisë së re.

Rama studentes 20-vjeçare nga Durrësi, Bojkena Bashës i ka besuar postin e Sekretares së Rinisë së socialistëve.

Rama kur tha emrin e Bojkena Bashës tha se ajo gjatë zgjedhjeve ka spikatur me fjalën, teksa ka ironizuar Lulzim Bashën duke thënë se 20-vjeçarja zgjohet me herët se ai.

”Sekretare së Rinisë, Brikena Basha vullnetare 20 vjeç që spikati në fushatën e fundit me fjalimet e saj, përtej kalimeve është student dhe aktiviste shumë e mirë. Flet më bukurse Basha, zgjohet shumë më herët se ai, ndryshon se thotë atë që mendon e mendon atë që thoët. Nuk është tironse, s’ka lidhje me Linda Bashën, jeton në Durrës, por as nga Durrësi nuk është, as lidhje me mua nuk ka.” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT