‘Kolegët e efektivit të vrarë qëlluan 8 herë’/ Gazetari zbulon si vrasësi iu iku policëve: U lokalizua përmes…

Gazetari Elton Qyno ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e efektivit, Saimir Hoxha mëngjesin e sotëm në Lezhë.
Qyno tha në emisionin OPEN në Top Channel se dy oficerët që ishin me efektivin që mbeti i vrarë kanë qëlluar të paktën 8 herë ndaj 21 vjeçarit, Aldi Rama, autorit të krimit.
Të shtënat erdhen pasi ky i fundit u fut me shpejtësi në makinën e shokut të tij, duke u larguar më shpejtësi, i vetëm nga vendngjarja. Gazetari i kronikës së zezë u shpreh se vrasësi është lokalizuar nëpërmjet telefonit të tij.
Sipas Qynos, pas krimit, 21 vjeçari tentoi vetëvrasjen.
“E kanë marrë familjarë, shoqëri e njerëz të njohur që me siguri kishin dashur t’i japin një këshillë. Pista e vetëvrasjes ka qenë që në momentin e parë, pasi nuk i përgjigjej asnjë mesazhi e asnjë telefonate. Policia e gjeti në një kanal. Kishte një plagë nga pjesa e djathtë në të majtë. Kemi të bëjmë me një tentativë vetëvrasjeje”, u shpreh gazetari./Gazeta SHQIP