Korrupsioni po dëmton biznesin, Braçe reagon ndaj qëndrimit të ambasadores Kim dhe kreut të DHAT: Dakord, por…

Ish-numri dy i qeverisë ka reaguar ndaj raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, e cila me anë të një raporti të indikatorëve ka shprehur shqetësimin mbi klimën e rënduar të biznesit në Shqipëri, e kjo e lidhur me nivelin e korrupsionit dhe problemet me gjykatat.

Qëndrimi i DHAT u mbështet edhe nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Ditën e sotme Bracce me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ai nuk i mohon problemet e korrupsionit dhe të konkurrencës, por ka shtuar se një pjesë e taksave në Shqipëri janë më ulëta se në SHBA.

“Nuk kam si të mohoj problemet; Korrupsionin, burokracinë, paqëndrueshmërine e akteve e procedurave, paqartësinë ende të pronësisë së tokës së pari, prokurimet e kontratave të punëve e shërbimeve publike, mallrave, edhe pse ka patur përparim në aspektin e ligjit, udhëzimeve në zbatim të tij; Evazionin e përhapur fiskal që cenon barazinë në treg e konkurencën po aty, ndërkohë që përpjekja për fiskalizimin e transaksioneve në tregje po shënon përparim etj, etj. Por, NIVELI I TATIMIT MBI FITIMET, TË ARDHURAT NGA DIVIDENTET, AKSIONET, DEPOZITAT, QIRATE ETJ, TË BIZNESIT TË MADH E VIP, ËSHTE I SHESHTË, I ULET, MADJE ME I ULËT EDHE SE NË VENDIN E ORIGJINËS!”, shkruan Bracce.

Postimi i plotë

NUK MOHOJ DOT PROBLEMET, NGA KORRUPSIONI TEK KONKURENCA, POR NIVELI I TATIMIT MBI FITIMIN, TË ARDHURAT NGA DIVIDENTET, AKSIONET ETJ, ËSHTË ME I ULËT EDHE SE NË SHBA!

E falënderoj Dhomen Amerikane të Tregtisë në Tiranë që shërben në mënyrë periodike si pasqyrë e probleme të të bërit biznes në këtë vend; Nuk kam si të mohoj problemet; Korrupsionin, burokracinë, paqëndrueshmërine e akteve e procedurave, paqartësinë ende të pronësisë së tokës së pari, prokurimet e kontratave të punëve e shërbimeve publike, mallrave, edhe pse ka patur përparim në aspektin e ligjit, udhëzimeve në zbatim të tij;

Evazionin e përhapur fiskal që cenon barazinë në treg e konkurencën po aty, ndërkohë që përpjekja për fiskalizimin e transaksioneve në tregje po shënon përparim etj, etj.

Por, NIVELI I TATIMIT MBI FITIMET, TË ARDHURAT NGA DIVIDENTET, AKSIONET, DEPOZITAT, QIRATE ETJ, TË BIZNESIT TË MADH E VIP, ËSHTE I SHESHTË, I ULET, MADJE ME I ULËT EDHE SE NË VENDIN E ORIGJINËS!

Aaaa po, kemi një problem me tatimin progresiv mbi të ardhurat nga puna, veçanërisht në fashën e mesme, të larte, i cili, i kombinuar me tatimin mbi teë ardhurat nga fitimet etj, reflekton pabarazi, madje padrejteësi.

KY DUHET ADRESUAR SA MË PARË, NË MËNYRË GJITHPËRFSHIRËSE E PËRFUNDIMTARE, ME NJË LIGJ TË RI PËR TATIMIN MBI TE ARDHURAT;

Për mua me nje progresivitet të shtrirë kudo, të arsyeshëm, të drejtë, për të gjitha te eardhurat e një viti, që nuk rëndon me as mbi punëtorët, as mbi shtresën e mesme të shoqërisë.
Natyrisht, këto janë politika dhe politika për këto duhet. Ndërkohe une jam plotësisht dakord me ambasadoren e #SHBA së, nje #SISTEMDREJTESIE funksional, profesional, efikas, i paster nga korrupsioni e klientelizmi, i barabartë pavarësisht statusit ekonomik e pronësor, është garanci jetike për drejtësi në treg, në prokurime, tatime, konkurencë, mosmarrëveshje e siguri të drejtash mbi pronësinë.

Po ecim, na duhet të ecim edhe më fort duke rimëkëmbur besimin e gjithkujt me akte të qarta që demokratizojnë tregjet, garantojnë lirinë e konkurencën në to!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT