KQZ merr vendimin/ Zëvendësohen Ruçi, Çomo, Koka dhe Mark Marku, rikthehen Mimi Kodheli dhe ish-deputetja e LSI

KQZ i ka dhënë sot mandatin e deputetit në Tiranë Mimi Kodhelit, e cila do të zëvendësojë shefen e Infektivit, Najada Çomon.

Po ashtu, mandati i Leftër Kokës i kaloi Denis Deliut. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, e cila nisi në orën 13:00 u bë zëvendësimi edhe i mandatit të Mark Markut, i cili u zëvendësua nga Elda Hoti, ndërsa vendin e Gramoz Ruçit e zuri Mirela Pitushi.

Elda Hoti ka qenw deputete e zgjedhur nw Parlamentin e kaluar nga lista e Lwvizjes Socialiste pwr Integrim. Ajo nuk pranoi

Katër emrat e rinj, siç e përcakton edhe procedura, do të kalojnë në Komisionin e Verifikimit të Mandateve në Kuvend. Pasi të kalojnë këtë ‘filtër’, ata mund të betohen si deputetë të rinj edhe pse në zgjedhjet e 25 prillit nuk arritën të fitojnë, por përfitojnë nga dorëheqja e emrave të mësipërm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT