Kryeministri Rama jep lajmin e mirë nga New Yorku: Hollanda rikonfirmon mbështetjen për hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Nju Jork në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka takuar homologun e tij holandez, Mark Rutte.

Rama shkruan se Rutte do të vizitojë Shqippërinë më 10 Nëntor për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan Rama në Facebook.

Kujtojmë se Hollanda është një nga vendet që ka qenë skeptike përsa i përket çështjes së hapjes së negociatave me Shqipërinë, por duket se tashmë është bindur për të qenë pro tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT