“Ku ta dija unë i gjori.., se armiku ishim ne”! Pasi tentoi ta rrahë Bashën në zyrë, pse përjashtoi Berishën! Flamur Noka “thur” poezi

Flamur Noka, një nga emrat e parë që doli kundër vendimit individual të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Deputeti Flamur Noka teksa, ka publikuar vargjet e një poezie të Kiço Spiriti “Ku ta dija unë i mjeri”, nënkupton se armikun e kishin pasur brenda vetes së tyre, duke ju referuar kryedemokratit Lulzim Basha.

“Mora pushkën dola n’mal, Të luftoja për atdhe.., Ku ta dija unë i gjori.., Se armiku ishim …Ne……”– janë vargjet e publikuara nga Noka.

Kujtojmë se pas përjashtimit të Berishës nga PD-ja në media u raportua se, Flamur Noka ka tentuar të qëllojë me grusht Bashën, por që më pas vetë ai e mohoi një gjë të tillë./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT