“Kush bën më të fortin nuk del më i fituar”! Rama i bën “presion” Bashës: Harro urdhrat, kërcënimet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike në Kuvend. Kryeministri Rama tha se mazhoranca do e ketë vijë mendimi lëshimin e dorës për PD, dhe jo për të pritur lëshim nga demokratët, por për çfarë duan ata të lëshojnë.
“Një dejavu e këtyre dekadave pluralizëm që shpresoj që të mos risjellë në skenë shfaqje ekstreme e pasoja të rënda si ato të mandatit të shkuar për këtë institucion të pazëvendësueshëm demokratik.
Ky votëbesim do të ishte krejt i mangtët nëse përpara se të flas për investimet e taksat nuk do të flisja për elefantin në këtë vend, ku jemi përsëri të detyruar duam apo nuk duam të rrimë bashkë në një çati për plot 4 vite, jo vetëm me kë na pëlqen të kemi në krah e nuk na pëlqen të rrimë me kë kemi përballë”
Nuk jemi të detyruar të merremi vesh për gjithçka, tjetër të polemizosh e tjetër të shahesh, e stërvitesh, tjetër të votosh kundër e tjetër të grisësh e hedhësh në tokë fletën e votimit. Kurrë mund të mos biem dakord por nuk mund të sillemi si njerëz.
Që kjo sallë të mos zhytet në llucën e brutalitetit e vulgaritetit . As kush bën më të fortin, me gjuhë këmbë e duar nuk del më i fituar”, tha Rama.
Kryeministri i shtriu dorën për bashkëpunim Lulzim Bashës i cili akoma nuk kishte arritur në kuvend por ishte rrugës.
“Nuk dua të drejtoj gishtin nga pala tjetër por dua të mbaj pjesën e fajit tim për aq sa na takon. Dora jonë është e shtrirë drejt PD-së. Nuk është fjalë për të kaluar radhën por vijë mendimi.
“Të jemi të qartë. Nuk duam asnjë lëshim nga ju porjemi gati të dialogojmë me ju për çdo lëshim që ju bëni. Ne nuk na duhet asnjë votë e juaja dhe nuk synojmë të arrijmë asnjë kompromis që ju nuk e dëshironi, por jemi gati të merremi vesh me ju për çdo gjë që ju dëshironi dhe I bën mirë vendit njerëzve dhe të ardhmes.
I kemi dëgjuar në distancë disa synime tuaja. Jemi të hapur të dialogojmë drejtëpërdrejtë me ju por një gjë mbani mend: me urdhra me kërcënime me ultimatume me ne nuk keni arritur dhe nuk do të arrini asgjë, ndërsa me komunikim të drejtëpërdrejtë duke folur me njëri tjetrin mund të merremi vesh për shumëçka,” u shpreh Rama.