Kush doli në krah të Berishës? Dy deputetët që lanë Parlamentin dhe iu bashkuan ish-Kryeministrit

Dy deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike u shfaqën në krah të Sali Berishë në takimin e parë që ky i fundit kishte me bazën në kuadër të nismës për të kundërshtuar vendimin e Lulzim Bashës për përjashtim nga grupi parlamentar.

Deputetët e pranishëm në këtë dalje të Berishës ishin Flamur Noka dhe Tritan Shehu.

“Lulzim Basha, në në akt të pasahembullt pa pyet asnjë njeri del dhe komunikon largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD”, tha Berisha.

Ndërsa të pranishëm ishin edhe Klevis Balliu, kandidat për deputet në Qarkun e Korçës dhe ish-deputet deri në 2019 dhe ish-sekretari i çështjeve ligjore, Clirim Gjata, Aldo Bumçi dhe Astriat Veliaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT