Kuvendi në 2 të natës/ Lapsuset e Muzhaqit ‘gajasin’ deputetin demokrat, ajo nuk e lë pa iu përgjigjur

Kuvendi zgjati deri në orët e vona të natës ditën e djeshme teksa diskutohej për programin e qeverisë së re.

Një moment pikant ishte kur fjalën e mori Bora Muzhaqi e emëruar ministre shteti për Rininë dhe Fëmijët.

Për shkak të emocionieve ajo bëri disa lapsuse, gjë që shkaktoi të qeshura tek deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, megjithatë ajo nuk e la pa i kthyer përgjigje.

…“Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës por çuditërisht  përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua”

…Patjetër tërmeti e pandemia frenuan shumë aspekte të jetës por ata në asnjë moment nuk na ndaluan që ne të ndalonim punën e parreshtur të qeverisë për të ecur përpara me punët e rëndësishme të këtyre mandateve..

.. Fëmijët janë e ardhmje e Shqipërisë dhe vetëm ata mund ta ngrijnë këtë vend në lartësinë që ne mendojmë që ky vend meriton, prandaj ne si qeveri e ju zotëri që qeshni si parlament, (- I drejtohet Gjekmarkajt) kemi përdetyrë të kërkojmë më shumë nga vetja.

Ne kemi një armatë fëmijësh e të rinjsh që shpenzojnë energji të madhe për të marrë dije në mjediset e shkollës e për tu zhvilluar si qytetarë, dhe të rinj të qytetuar, të qytetëruar

Në fund e mbylli  “Trupi i shëndoshë… Mëndja e shëndoshë në trup të shëndoshë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT