Lajm i mirë për “Kuqezinjtë”, FIFA vendos: Hungaria dy ndeshje pa tifozë

Lajmi i mirë për Kombëtaren shqiptare. Hungaria është dënuar me dy ndeshje me dyer të mbyllura nga FIFA pas shfaqjeve dhe koreve raciste të tifozëve ndaj lojtarëve me ngjyrë të Anglisë, në episodet që ndodhën në ndeshjet e dy shtatorit.

Kjo do të thotë se në ndeshjen e 9 tetorit në Puskas Arena përballë Shqipërisë, Hungaria do të luajë pa tifozë. Po ashtu, edhe në ndeshjen e 12 nëntorit ndaj San Marinos. Gjithashtu, Federata Hungareze e Futbollit u gjobit me 200 mijë franga zvicerane, ndërsa ekipi ka ende në fuqi sanksionet e vendosura nga UEFA në lidhje me sjelljen e tifozerisë së saj gjatë Euro2020.

Mungesa e tifozëve rrit edhe më tej shanset për një rezultat pozitiv të Kuqezinjëve. Një tjetër fitore ndaj Hungarisë, si ajo e regjistruar në Elbasan Arena do të rriste fort mundësitë e kualifikimit historik për në Botërorin e 2022.

Në 9 tetor luhet sfida në transfertë ndaj Hungarisë, që ndodhet në vendin e katërt me 10 pikë, dy më pak se Shqipëria, ndërsa më 12 tetor sfida ndaj Polonisë e planifikuar për në Air Albania. Polonia ka 11 pikë, një më pak se ne.

Dy ndeshjet e fundit janë ndaj Anglisë në transfertë më 12 nëntor dhe ndaj Andorrës më 15 nëntor në Tiranë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT