“Leje për të gjithë në fundjavë”/ Rama ngre në këmbë studentët e Akademisë Ushtarake në New York

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video nga momenti i veçantë i pritjes në Akademinë Ushtarake “West Point” në Nju-Jork.

Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

I shoqëruar edhe nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, kryeministri Rama u dha lajmin e mirë qindra studentëve të Akademisë Ushtarake se të gjithë do të kenë mundësi për një leje kalimi pa pagesë në mënyrë që ta përdorin gjatë fundjavës.

“U garantoj kadetëve një leje kalimi pa pagesë për t’u përdorur në ditën e Kolombit në fundjavë”,- tha Rama.

Kryeministri Rama vizitoi dje Akademinë Ushtarake “West Point”, në kuadër të dialogut të nisur me qeverinë amerikane, për binjakëzimin dhe njehsimin e programeve me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT