Liderja e opozitës bjelloruse: Si do i ndihmojë Shqipëria bjellorusët e ‘ndëshkuar’ nga Lukashenko

Sviatlana Tsikhanouskaya, liderja e opozitës bjelloruse, ishte e ftuar sot në emisionin “Zona Zero” në Top News për një intervistë ekskluzive me moderatorin Thimi Samarxhiu.

Ajo foli për një sërë çështjesh që nga regjimi i Lukashenkos, ndikimin rus në Bjellorusi e Ballkan e deri te marrëdhëniet me Shqipërisë.

Liderja e opozitës bjelloruse shprehu rëndësinë e takimit me kryeministrin dhe Presidentin shqiptar për shkak se Shqipëria ka kaluar një diktaturë të ngjashme.

Pse zgjodhët të vizitonit Shqipërinë dhe sa produktive ishte kjo vizitë pas takimeve me kryeministrin dhe Presidentin e vendit?

“Para se gjithash Shqiperia eshte e rendesishme per Bjellorusine, sepse Shqiperia ka kaluar nje diktature dhe ato kujtime jane ende te fresketa per shqiptaret dhe Shqiperia ka edhe nje pozicion shume parimor mbi diktaturen ne Bjellorusine.

Une e takova kryeministrin ne Slloveni, shume shkurt, me heret, dhe ai me ftoi ne shqiperi. Une pata mundesine te takoja edhe presidentin. Shqiperia eshte shume e rendesishme sepse eshte anetare e shume organizatave nderkombetare.

Ndërsa ishte edhe presidente e OSBE-së shumë mekanizma u lëshuan. Ishte një hap shumë i rëndësishëm. Tani Shqipëria do të jetë në Këhsillin e Sigurisë të OKB dhe bashkëpunimi me të është shumë i rëndësishëm vetëm për ta mbajtur Bjellorusinë në axhendë,” tha Tsikhanouskaya.

Ju thoni që roli Shqipërisë ka qenë i madh në Këshillit të Sigurimit. Po sa mundet një vend i vogël si Shqipëria të ketë një zë të madh në krahasim me vendet e mëdha?

“Ndonjehere vendet e vogla, vendimet e tyre, janë më të rëndësishme se ato të vendeve të mëdha sepse cdo vend ka një zë të fuqishëm, e vecanërisht nëse ai vend merr pjesë në organizata ndërkombëtare. Shqipëria mund të bëjë shumë kundrejt Bjellorusisë, kryesisht për programet e rehabilitimit të të burgosurve politikë dhe familjeve të tyre. Të burgosurit tanë kanë vuajtur shumë dhe në të ardhmen ata kanë nevojë për rehabilitim dhe shqipëria mund ti presë ata në të ardhmen,” u shpreh ajo.

Keni folur me kryeministrin Edi Rama për këtë, se Shqipëria ka pritur shumë njerëz në rrezik përgjatë kësaj kohe, iranianë e tani afganë?

“Ne folem për këto programe rehabilitimi dhe për eventet kulturore në Shqipëri, si psh ekspozita nga Bjellorusia etj, vetëm për të promovuar idenë e luftës kundër diktaturave dhe për demokraci në botë,” tha liderja e opozitës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT