Lufta në PD, Artur Zheji: Berisha e shndërroi Bashën nga ‘kryeengjëll’ në ‘kryedjall’! Cilit doktor t’i besoj?

Në përplasjen që po zhvillohet në PD, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, analisti Artur Zhejin tha se nuk i mbështet asnjërin.
Zheji deklaroi në Top News, se nuk e kupton sjelljen e Sali Berishës, i cili nga “kryengjëll”, e ktheu Bashën në “kryedjall”.
“Jam tifoz me demokracinë shqiptare. Opozita doli mirë në zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht se nuk doli fituese. Nuk kishte asnjë bashki në dorë, duke marrë parasysh se nuk kishte asgjë në dispozicion, mori rezultat të mrekullueshëm. Jam tifoz me atë që sjell fitore. Fitore ka sjellë Sali Berisha, por humbi në 2013. Berisha e bëri Bashën nga kryeengjëll në kryedjall. Cilit doktor t’i besoj? Nga ana tjetër Basha ka një heshtje të pajustifikueshme. Nuk duhet të ketë komplekse, që t’i flasë bazës. Situata është humbëse nga të gjithë krahët. Kur demokracia humbet, nuk kam se me kë të bëj tifo”, tha Zheji në emisionin “Breaking” në Top News.
Por nëse largohet Basha, a kthehet PD në parti antiamerikane? Sipas Zhejit, PD konsiderohet si e pabesueshme nga SHBA dhe e gjithë kjo situatë që po ndodh tek opozita, vetëm sa e ndihmon Edi Ramën.
“SHBA tha nuk dua që PD të hajë bar. Në shqip tingëllon shumë keq, megjithëatë qëllimin e ka arritur. PD konsiderohet një parti e pabesueshme, me tendenca antiamerikane. Kjo ndihmon Ramën dhe PS. Kjo është e dhimbshme për demokracinë dhe autokracinë që po projekton Edi Rama”, tha Zheji./Gazeta SHQIP