“Mandat i tretë historik”/ Ambasadorja Kim përgëzon Ramën: Të punojmë për forcimin e demokracisë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur betimin dhe nisjen nga puna të qeverisë “Rama 3”.

Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim, i uron suksese për arritjen historike të mandatit të tretë.

“Përgëzime për kryeministrin Edi Rama për nisjen nga puna të mandatit historik. Të punojmë për forcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe ekonomisë së vendit. Urime dhe suksese!,” shkruan Kim në Twitter.

Qeveria “Rama 3” u betua sot në zyrën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Qeveria e re u miratua në Parlament me 77 vota pro dhe 53 vota kundër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT