“Më e rëndë se vrasja e Rashës”! Sandër Lleshaj homazhe për nënkomisarin Hoxha, asnjë koment për mediat

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkuar sot në Pallatin e Kongreseve për të nderuar nënkomisarin e rënë në krye të detyrës, Saimir Hoxha. Lleshaj është kapur nga kamerat teksa futet dhe del nga ambientet ku po zhvillohen homazhet, ndërsa nuk ndalon për asnjë moment për të dhënë ndonjë koment për mediat.
Duket se Lleshaj ëshët shteruar në postimin që kishte bërë sot për vrasjen e efektivit, ku edhe kërkonte protesta për vrasjen e nënkomisarit, duke shtuar se e ekzekutimi i tij ishte shumë më i rëndë sesa vrasja e Klodian Rashës.
Deklarata e ish-ministrit vjen 10 muaj pas ekzekutimit të të riut Klodian Rasha nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hajdaraj. Kjo ngjarje solli edhe largimin e Lleshajt nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme.
Kujtojmë se Saimir Hoxha u vra dje në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama, pasi e kishin ndaluar për ta shoqëruar. Hoxha ndërroi jetë rrugës për në spital, duke mos u mbijetuar plumbave të marrë në fyt dhe në zemër.