“Me shokun tim Edi Rama”, djali i George Soros poston foto me kryeministrin: Po vazhdon të tregojë udhëheqje frymëzuese në Shqipëri dhe gjithë botën

Alex Soros, djali i filantropit George Soros është parë shpeshherë në Shqipëri kohët e fundit, ku pak ditë më parë ka vizituar edhe afganët që janë strehuar në Durrës.

Ditën e sotme ai ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet së bashku me kryeministrin Edi Rama, të cilin e konsideron shokun e tij, teksa thotë se Rama po vazhdon të tregojë udhëheqje frymëzuese në Shqipëri dhe gjithë botën.

“Me mikun tim Edi rama fundjavën e kaluar në Tiranë, i cili vazhdon të demonstrojë udhëheqje frymëzuese në shtëpi, në të gjithë rajonin dhe në të gjithë botën”, shkruan Alex Soros.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT