Me snajper mbi çati e helikopter/ Lokalizohet autori i vrasjes të policit, qëlloi dy herë ndaj… (fotot)

Policia po kërkon 21-vjeçarin që qëlloi për vdekjen nënkomisarin në Lezhë. Mësohet se autori ngjarjes së Lezhës është lokalizua dhe është fshehur pranë një shtëpie.
Ai mësohet se ka qëlluar dy herë në drejtim të helikopterit që po kryente kërkimet dhe kjo ka ndihmuar në lokalizimin e tij. Ndërsa mësohet se autori i dyshuar Aldi Rama ndodhet në një shtëpi në lagunën Kune-Vain.
Policia e forcat e RENEAS kanë hipur mbi një çati e snajpera.Aldo Rama është larguar nga makina e tij, të cilën e braktisi 1 km larg vendngjarjes.
Që prej momentit që u mor vesh lajmi për vrasjen e oficerit të krimeve të rënda në krye të detyrës, Saimir Hoxha policia ka vazhduar kontrolle të imtësishme për të kapur autorin 21 vjeçar.
Ndërkohë policia po monitoron situatën nga ajri me helikopter dhe po përdoren edhe dronet për të kapur ndojë gjurmë të 21 vjeçarit i cili mendohet të jetë endei armatosur pasi arma nuk është gjendur në vendin e krimit.
Ndërkohë policia ka ofruar edhe një shpërblim prej 20 mijë eurosh për personin që do japë informacion mbi vendnddodhjen e saktë të Aldo Ramës.