“Më thanë më mirë mos shko”/ Rama me studentët e Kosovës: Shpresoj të jeni sa më të rrezikshëm…

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, u takua sot me studentët e Universitetit të Prishtinës, për një bashkëbisedim me ftesë të këtyre të fundit.
Në nisje të bisedës, kryeministri tha se edhe “pse e sugjeruan për mos të shkuar, i ka me qejf rreziqet”.
“Pjesa e madhe ishin skeptikë dhe më thanë mos shko, pse të vija të rrezikoja, por unë i kam qejf rreziqet prandaj jam këtu. Gjëja më e mirë është që të debatojmë.
Një gabim elementar që bëjnë shumë kur thonë unë s’merrem me politikë sepse merresh. Nuk merresh ti, politika merret me ty.
Kam respekt për të rinjtë që nuk e refuzojnë sfidën e të marrit me politikë. Politika ka lindur për të bërë bashkë njerëzit për të bërë gjërat që të vetëm nuk mund t’i bëjnë dot.
Pavarësisht se politika në historinë e njerëzimit ka bërë pak të këqija, pa politikën nuk do kishte as Kosovë sovrane sot. Shpresoj të jeni sa më shumë të rrezikshëm në pyetejt që do keni”, deklaroi Rama.