Mediu drejt rigjykimit për Gërdecin, reagon avokati i tij: Ja pse vendimi përbën pavlefshmëri absolute

Avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha, e cilësoj si jo kushtetues vendimin e apelit ë Gjykatës së Posaçme për rigjykim të çështjes së “Gërdecit”. Në një deklaratë për mediat, Visha shprehet se vendimi i sotëm ka shkelur Kushtetutën dhe nuk është i vlefshëm.

Sipas tij është hera e parë që një gjykatë më e ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë dhe shton se shkelja e ligjit në këtë rast është e dukshme.

Reagimi i avokatit Ardian Visha, mbrojtës ligjor i Fatmir Mediiut

Vendimi i deklaruar ne media nga Gjyqtarja e Apelit te Posacem, perben nje akt jo Kushtetues dhe pluri-shkeles të Konventes Europiane Per te Drejtat e Njeriut dhe nje sere ligjesh te tjera te vendit. Ai(vendimi) perben nje pavlefshmeri absolute e ne cdo rast baza motivuese e tij nuk mund te jetë kurre ligji. 

Eshte hera e pare ne jurisprudence kur  nje gjyqtare e nje gjykate te nivelit me te ulet prish vendimin e Gjykates Larte!! Vec të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme , sepse e njejta ceshtje(kerkese) eshte shqyrtuar dhe hedhur poshte nga gjykata e shkalles pare dhe gjykata e apelit, Tirane në vitin 2019.

Ky vendim hapur cenon parimin e sigurise juridike, parimin e gjese se gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe per me teper synon procedimin per nje akuze afati parashkrues i se ciles ka kaluar me kohe. Pasi te  njihemi me “arsyetimin” e ketij akti te paligjshem, do reagojmë me transparencë e me te gjitha mjetet ligjore të përshtatshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT