Merkel në Tiranë, ambasada zbardh agjendën dhe çështjet që do të bisedohen me kryeministrin Rama

Kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator. Ambasada gjermane ka njoftuar edhe për agjendën e takimeve të kancelares në Tiranë, në atë që cilësohet edhe si një vizitë lamtumire e gruas që qëndroi prej më shumë se një dekade në pushtet.

“Në Tiranë ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në . Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

E pyetur nga DW për pritshmëritë e kancelares në këtë udhëtim, zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, theksoi se Kancelarja do të bisedojë për “Tregun e Përbashkët Rajonal.” Ajo kujtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar në konferencën e tyre të fundit virtuale drejtuar nga kancelarja Merkel, më 5 korrik të këtij viti, se do të angazhohen për implementimin e saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT