Meta “arratiset” nga Tirana pas dekretimit të qeverisë “Rama 3”, ndjekësi e thumbon: Po lutesh për…

Pasi dekretoi Edi Ramën dhe ministrat e tij, në një ceremoni të ftohtë dhe të shkurtër, presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të “arratiset” nga Tirana këtë të diel.

Kreu i shtetit ka postuar një foto duke shkruar: “Me Dr.Gentin, në malin e Tomorrit.”

Por postimi i tij në rrjetet sociale, nuk iu ka shpëtuar ndjekësve, ku njëri prej tyre e ka thumbuar presidentin.

“Paske shkuar të lutesh për mekatin e dekretimit. Lutu, lutu”, i shkruan një qytetar.

Si kurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar, kemi një qeveri të dekretuar nga një president i shkarkuar, si dhe një kabinet qeverisës që betohet para një presidenti që nuk e njeh, pasi e ka shkarkuar disa muaj më parë.

Sigurisht, vendimi nuk është përfundimtar, pasi do jetë Gjykata Kushtetuese, ajo që do vendosë mbi fatin politik të Ilir Metës. /Gazeta SHQIP

Meta

Back to top button
LAJMET E FUNDIT