“Militanti ka idhujt e vet” / Artan Fuga: Problem që pakënaqësia e disfatave shfaqet duke mbështetur Berishën

Profesori Artan Fuga deklaron se “kryqëzata” e Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës nxori në pah një problem madhor me militantin partiak shqiptar.

“Militanti i bazës ka idhujt e veta, besimet e veta, por për mua këtu baza qëndron tek një gjë tjetër.

E shikoj këtë çështjen e zotit Berisha sot si sekondare me problemin që elektorati dhe militantët shprehin pakënaqësinë e disfatës në zgjedhje në këtë formë.

Ky është problemi i vërtetë për mendimin tim”, tha ai.

Fuga ishte i ftuar në ZonaZero në TopNews për aktualitetin politik të vendit. Profesori u shpreh se në të gjithë këtë përplasje, i humburi më i madh del Lulzim Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT