“Mos luani me nervat e njerëzve” Rama: Kundërshtari jonë nuk është PD me dhëmballën amorfe…

Kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se PS-ja nuk ka një kundërshtar politik Partinë Demokratike por veten e saj, mënyrën se si do të sillen socialistët në raport me mandatin e tretë të dhënë.
“Të shmangim rrezikun se fitorja na nxjerr sytë, duhet ta kuptojmë se rreziko fillon nga ne. E këtu janë të gjithë përfaqësuesit kryesor të pushtetit legjislativ, ekzekutiv, në nivel qendror dhe vendor. Fillon nga sjellja e të dehurit të fitores dhe batakut të vetëkënaqësisë për fitore. Tani fitua, ça ka për ne këtu. Rreziku nga ajo që thonë se ata s’kanë që të na bëjnë dot ne pjesën amorfe me atë dhëmballën e prishur të PD-së. Ata PS nuk kanë çfarë kanë i bëjnë, të hidhen e të përdridhen, PS ka një kundërshtar më shumë potencial se, ne jemi kundërshtarët. Ne mund të bëjmë atë që PS, nga një zgjidhje e drejtë për shqiptarët, tre herë rresht, ta kthejmë në zhgënjim. Nëse do të jetë zhgënjim rrezikojmë që PS të kthehet relike”, theksoi Rama.
Më tej ai shtoi se “Sfida e sfidave e këtij mandatit ë tretë, është sfida mes nesh dhe vetvetes si individ dhe si parti. Zgjedhësit na kanë falur jo pak mërzira, nuk ka rëndësi lidhet me ne ose jo. Larg qoftë se iu gënjen mendja se na kanë falur ato që kemi bërë. Kujt ia kanë falur, të gjithëve. Por sipas një niveli, që nga unë, të tjerët rreth meje, të tjerët më tutje na kanë falur, plotë gjëra individualisht. Por nuk i kanë harruar, na kanë dhënë një kredi, e shlyejini me interesa. Do t’ju lutem në emër të gjithë atyre sot që na kanë besuar sërish, e që do të na besojnë në të ardhmen, nëse do të veprojmë drejt ost, e për hir të mundit të tetë vite, por jo të timit dhe tyrit, por të mundit të atyre, që kanë marrë përsipër një baltës mbi kurrizin tyre për 8 vjet. E lutja ime është mos luani me nervat e njerëzve dhe të zgjedhësve dhe të atyre që nuk na kanë zgjedhur e as të komuniteteve tuaja, as në megjeliset e këtij vendit të vogël, e as mos i lini të tjerët të bëjnë këtë”, tha Rama.