Në Panjshir, ‘të gjithë janë gati për të luftuar kundër talebanëve’

Më Luginën e Panjshirit në Afganistan, të gjithë janë gati për luftë. Afganët e Panjshirit, aty ku luftimet po zhvillohen mes talebanëve dhe forcave rebele, kanë dhënë detaje për BBC rreth jetës në këtë rajon.
Njëri prej tyre, i identifikuar si Mohammed, thotë se kushëriri i tij është arrestuar nga talebanët pasi shkoi në Panjshir për të luftuar.
“Ne shpresojmë që ai të jetë gjallë,” tha Mohammed për radion BBC Ëorld Service.
Ai thotë se qindra gra e burra po mobilizohen për të luftuar talebanët në luginën që shtrihet për më shumë se 100 km.
“Çdo grua, burrë, fëmijë apo i moshuar është gati të luftojë. Të gjithë janë të gatshëm kundër talebanëve. Nëse dikush të sulmon duhet të mbrohesh, duhet ta mbrosh dhe vendlindjen”, u shpreh ai.
Deri tani, numri i luftëtarëve të rezistencës, të quajtur Aleanca e Veriut, mendohet se është disa mijëra, të cilët janë të vendosur të mbrojnë 170 mijë banorët e luginës./ BBC-Gazeta SHQIP