Nesër miratohet në Kuvend “Rama 3”/ Basha mbledh sot në seli grupin Parlamentar të PD, skenarët dhe misteri Berisha

Një ditë para miratimit në Kuvend të qeverisë së re “Rama 3”, Partia Demokratike do të mbledhë sot në orën 19:00 Grupin Parlamentar.

Mësohet se në fokus të mbledhjes së Grupit të PD është pikërisht seanca e nesërme plenare, ku pritet të miratohet kabineti i qeverisë së re dhe programi për katër vitet e ardhshme.

“Sot, në orën 19:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi lidhur me seancën nesër, seancë me tepër rëndësi”, thuhet në njoftimin nga selia blu.

Deputetëve do t’ju jepen porositë lidhur me seancën e nesërme, ku pritet një oponencë në të gjitha sektorët e qeverisjes.

Nderkohe qe Basha do te tregoje skenaret e sjelljes se neserme te PD, mister mbetet qendrimi i Berishes, i cili nuk eshte perjashtuar nga grupi parlamentar i PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT