Nga vjedhja e celularit të së dashurës deri tek vrasja e policit, e shkuara kriminale e Aldi Ramës

Kontigjent krimi që në adoleshencë. Skeda kriminale e Aldi Ramës figuron në emrat e kuq të regjistrave të policisë. 21-vjeçari vrau sot efektivin e policisë Saimir Hoxha pas një kontrolli për parcelat me drogë.

Mësohet se Rama është rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar që në 2012. Në vitin 2019, kur ishte vetëm 18-vjeç Aldi Rama bëri burg si i akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisin. Ai u akuzua për vjedhjen e telefonit të të dashurës së tij dhe iu gjetën cigare kanabis në banesën e gjyshit me të cilin jetonte.

Por jo vetëm kaq, pasi e dashura e tij e kishte kallëzuar në polici për dhunë fizike, por një çështje e tillë ishte pushuar nga gjykata. Ndërsa në vitin 2020, Aldi Rama u ndalua sërish për mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ndërsa në rrjetet sociale kujdesej të postonte foto me armë, makina duke treguar edhe jetën që bënte.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT