Një orë bisedë, Rama nxjerr foto nga takimi me Erdoganin në New York

Takimin me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, kryeministri Edi Rama e ka quajtur momentin më të rëndëndësishëm të ditës.

Dy liderët janë takuar në New York, ku ndodhen për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Rama ka publikuar një foto me mikun e tij, presidentin turk, ndërsa shkruan “Photo of the day”

Sipas mediave turke, takimi mësohet të ketë zgjatur rreth një orë pa praninë e medieve. Gjithsesi, duhet thënë, se ndryshe nga herët e tjera, dy liderët shfaqen më pak të qeshur./Gazeta SHQIP

Një orë bisedë, Rama nxjerr foto nga takimi me Erdoganin në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT