“Nuk e dekretoj Edi Ramën kryeministër”! Meta “ul kokën” dhe firmos formimin e qeverisë së re (Foto)

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri janë betuar sot te Presidenti Meta, për të nisur punën për mandatin e tretë qeverisës. Menjëherë pas betimit, Rama nuk ka humbur kohë, duke zhvilluar në kryeministri mbledhjen e parë të qeverisë së re.

Edhe pse ishte parashikuar të mbërrinte bashkë me ministrat nga Kryeministria në këmbë drejt Presidencës duket se moti i keq ka prishur planet dhe Kryeministri mbërriti me makinë dhe u prit nga Drejtori i Kabinetit në Presidencë, Panaritit. E pranishme në ceremoni ishte edhe kryeparlamentarja, Lindita Nikolla.

Fotot e mëposhtme të postuara nga presidenca shikohet takimi i Ramës me Metën dhe dekretimi i qeverisë “Rama 3”. Kujtojmë se presidenti Meta para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit betohej se nuk do ta dekretonte kryeministrin Edi Rama. Por sic duket dhe nga fotot e mëposhtme fjalët i ka marrë era./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT