“Nuk hanë me lugë floriri”! Godet sërish deputeti i Lushnjes: Shoqja ministre vish çizmet e llastikut të të çoj te fermerët

Deputeti i Lushnjes së PD, Saimir Korreshi ka postuar foto të disa serave në këtë qytet që janë shkatërruar nga furtuna duke shkaktuar kështu dëme të mëdha. Ai i bën thirrje ministres së Bujqësisë, që të veshë çizmet dhe të shkojë të vizitojë nga afër këto sera.

Postimi i deputetit:

AZHBR sot paska nxjerre reklam nga nje serë se sindihmon fermeret dhe se çdo gje ne bujqesi shkon fjollë e se do hamë me lug floriri. Keto pamje jane te nje tjeter fermeri qe fortuna e disa diteve me pare ja uli ne toke 4,2 dy sere.

Mundi e djersa po ashtu edhe te gjitha kursimet te shkuara dem. AZHBR ka ndonje fjale per kete rast e per shume e shume te tjere ?? Apo vetem me tesera te PS??

A e di AZHBR se njerezit kane braktisur serat si pasoje e rritjes se kostos se prodhimit si pasoje e rritjes ne 100% te plehrave kimik vetem ne vitin e fundit, e rritjes se fidaneve e mungeses se fuqise punetore dhe me kryesorja mungeses se tregut.

Shoqa Ministre e Bujqesise te ftoj nje dite te veshesh çizmet e llastikut e te heqesh takat e bashke me mua te vizitosh realitetin. Te shkojme tek serat e njerezve punetore te shohesh se si eshte situata reale.

P.s. do te te shpie te fermere me bindje te majte.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT