Nuk u zgjodh deputet, kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm Ervin Bushatit

Pavarësisht se nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, raportohet se socialisti Ervin Bushati është emëruar drejtor i Postës Shqiptare.

Mësohet se prezantimi i Ervin Bushatit në krye të Postës Shqiptare do të bëhet nesër në orën 14:00.

Kujtojmë se Ervin Bushati ishte në listat e PS për Tiranën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por nuk arriti të merrte mjaftueshëm vota për të siguruar mandatin e deputetit.

Bushati ishte renditur i treti në listën e PS-së në Tiranë, por vendin ia zuri Fatmir Xhafaj, i cili edhe pse ishte renditur i 23-ti arriti të thyente herësin dhe të zgjidhej deputet./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT