Pakt me Ramën/ Basha reagon ndaj akuzave të Berishës: Ndjej dhimbje që nga goja e tij…

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas akuzave publike të Sali Berishës se ai po bashkëpunon me Ramën për të nxjerrë atë nga politika dhe dëmtuar PD-në.
Pasi opozita braktisi sallën e Parlamentit, duke mos pranuar të dëgjojë fjalën e kryeparlamentares Lindita Nikolli, Basha u shpreh se ndjej keqardhje që akuzat që artikulohen nga goja e Berishës.
“Detyra ime është bëj gjithçka kundër t keqes, pjesa ime është publike. Në marr përgjegjësi të plotë për dështimet e sukseset e kjo është jnë betejë që i takon çdo shqiptari. Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e Berishës, konsideratat e të cilit e kam shprehur mbërëmë, dhimbja që ndjej në nivelin personal është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur sot. Por shpresoj se koha është iliaçi më i mirë, problemi është regjimi i Edi Ramës. Shpreh keqardhjen e thellë që tezat e kundërshtarit tim të vetëm e PD të Edi Ramës i kam dëgjuar të artikuluara nga njeriu që qëndrimin e kam dhënë dje dhe i qëndroj edhe sot”, tha Basha. Ndërsa hodhi poshtë qëndrimet e PD do të përçahet duke deklaruar se ajo do të dalë më e fortë se kurrë.
Deklarata
“Sot mund të duket si një ditë e vështirë për të folur për këtë betejë sepse në fakt është dhe dita e parë e kësaj beteje brenda kësaj salle. Pakica që ka marrë peng vullnetin e shqiptarëve dhe zotëron të gjitha mjetet e pushtetit është dhe mbetet pakicë. Detyra jonë që shumicën e shqiptarëve ta mobilizojmë në një betejë pa kthim.
Detyra ime detyra e çdo shqiptari është të bëjmë çdo gjë kundër të keqes. Kjo është një betejë që i takon çdo shqiptari dhe çdokush duhet të bëjë pjesën e vet.
Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e dr.Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur, dhimbja që ndiej në nivel personal dhe njerëzor për vendimin është dyfishuar sot nga gjuha e zotit Berisha. Shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi tek armiku i vetëm që është regjimi i Edi Ramës.