Pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, reagon për herë të parë Vuçiç: Jam i kënaqur, trupat serbe do fillojë të largohen në orën 16:00 më 2 tetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar për herë të parë pas arritjes së marrëveshjes lidhur me tensionet që ishin krijuar në veri të Kosovës.
Ai tha se trupat serbe do të tërhiqen deri në orën 16:00 të 2 tetorit, teksa shtoi se heqja e barrikadave nga kufiri do të fillojë në të njëjtën kohë.
Presidenti konfirmoi dhe nëjherë se pala serbe në Bruksel pranoi, ashtu si BE njoftoi, një propozim komproi për përshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës dhe Metohisë.
“Unë mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhje komrpomisi, me të cilën jam i kënaqur dhe mendoj se është e rëndësishme për palën tonë. Tërheqja e ROSU është parashikuar dhe ky është një tregues se në të ardhmen veprime të tilla të shqiptarëve do të hasin në rezistencë nga popullata serbe. Kthimi i KFOR -it në përputhje me Rezolutën 1244 është i rëndësishëm dhe tregon se është e mundur të sigurohen garanci sigurie serbët”, tha Vuçiç.
Marrëveshja u arrit ditën e sotme pas dy ditësh bisedime në Bruksel. Ka qenë Miroslav Lajçak i cili ka deklaruar se palët kanë arritur në një marrveshje lidhur me tensionet që ishin krijuar në veri të Kosovës.
Lajçak në një postim në rrjetet sociale shkroi se pas dy ditësh negciata kanë arritur në një marrëveshje që të ulë tensionet mes palëve.
“E kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-eskalim dhe rrugën përpara sapo është arritur. E falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, shkroi Lajçak.