Pas largimit nga LSI, Luan Rama i dedikon një mesazh urimi liderit të PS: Qofsh jetë të gjatë dhe…

Luan Rama zyrtarisht nuk është më pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai është vetëlarguar duke e lidhur këtë më përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.
Pas kësaj aludimet kanë qenë të shumta se Luan Rama do t’i bashkohej PS-së, por deri më tani nuk ka ndonjë lëvizje konkrete. Por sot ai është rikthyer pas në kohë, duke postuar një foto me liderin historik të PS-së, Fatos Nano.
Ai ka bërë një dedikim të veçantë për faktin ish-kryeministri Fatos Nano ka sot ditëlindjen.
“PËR FATOS NANON, NË DITËN E LINDJES… Gëzuar, edhe pse nuk mjafton asnjëherë kjo fjalë për të sjellë përmasën e vërtetë të urimit dhe mirënjohjen për një mik! Qofsh jetëgjatë e shëndetmirë, dhe festofsh një shekull ditëlindje!”, shkruan Luan Rama.
Nano sot mbush 69 vjeç dhe ai njihet si lideri historik i PS-së. Ai e drejtoi Partinë Socialiste që nga fillimet e saj deri në vitin 2005, duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe që më pas e mori Edi Rama.