Patozi tregon avantazhet dhe disavantazhet e Berishës në “luftën” kundër Bashës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka folur për “luftën” që po zhvillohet ën PD mes kryedemokratit Basha dhe liderit historik Sali Berisha.
AI tha se si disavantazh të Berishës sheh moshën dhe “damkën” e SHBA-së, por edhe përgjegjësinë që shqiptarët nuk ia falin, pasi është bashkëpërgjegjës për katastrofën ku ndodhet PD.
“Pikat e dobëta, e para njëherë është mosha që nuk e lejon, pasi ai vetë thasë nuk kishte ndërmend që të kthehej. Pyetja e çdo demokrati, e çdo shqiptari është se çfarë do të thotë kthim dhe çfarë ndodhi në këtë vend ti nga një ikje u riktheve furishëm, thjesht u gërvisht pak veshë. Ka disavantazhe të mëdha, ka damkën e SHBA që është një etiketë varëse. Por ka dhe përgjegjësinë që shqiptarët e tjerë nuk ja falin, pasi është bashkëpërgjegjës për katastrofën ku e ka çuar PD-në”, tha Patozi.
Ndërsa si avantazh të ish-kryeministrit, Patozi tha se Berisha do të fitojë luftën me procedura.
“Ndërsa avantazh ka se ka përballë një njeri që do të marrë gjyqin me procedurë. Një njeri që pretendon të ketë një parti të tijën ka frikë nga partia e vetë. I ka dalë tjetri si Tursun Pasha, e mban të rrethuar në kështjellë. Ai duhet të dalë njëherë dhe të shpjegohet”, u shpreh ish-deputeti.