PD e nis me bojkot parlamentin, miratohen drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare

Kuvendi ka miratuar sot ngritjen e Komisioneve Parlamentare, mes tensioneve dhe bojkotit të deputetëve të PD-së. Deputetët miratuan kryesitë e komisioneve parlamentare, si edhe byronë e Kuvendit, së bashku me sekretariatet, ndërsa u shty pika për përbërjen e komisioneve të përhershme, e cila solli debate mes mazhorancës dhe opozitës.

LSI ngriti pretendimin në sallë se ky subjekt politik nuk ishte pyetur se në cilin komision do të donin të merrnin pjesë deputetët e saj. Kjo shkaktoi debat në sallë, që u pasua edhe me bojkotin e PD.

Kuvendi vendosi që anëtarët e komisioneve të miratohen në një seancë të dytë.

Drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare:

Nasip Naço kreu i Komisionit të Sigurisë (PS)

Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Jashtëm (PS)

Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë (PS)

Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese (PS)

Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Integrimin Europian (PD)

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit për Shëndetësinë (PD)

Agron Gjekmarkaj, kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Median (PD)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT