PD jep sinjalin e parë/ Bejko: Gati të ulemi në tryezë me PS për…

Opozita jep sinjalin e parë të bashkëpunimit me mazhorancën socialiste dhe këtë ajo synon ta realizojë me diskutimin për reformën territoriale, duke kërkuar ndryshimin e bashkive. “Shtrirja e dorës” është lëshuar nga Roland Bejko, i caktuari nga PD-ja si përgjegjës për procesin e reformës territoriale.
Këtë gjë Bejko e deklaroi në emisonin “Breaking” në Top News, i cili theksoi se opozita është e gatshme të diskutojë në lidhje me reformën territoriale. “Ne mendojmë se 2/3 e bashkive ku krijuan për interesa politike. Prandaj ne themi ulemi në një tryezë, së bashku me shoqërinë civile dhe të diskutojmë mbi ndarjen e re territoriale, siç e përcakton Kushtetueta e Shqipërisë”, tha Bejko.
PD ka në plan të ndryshojnë Kushtetutën, e kjo lidhet dhe me ndarjen territoriale. Për realizimin e reformës duhet që Parlamenti ta votojë me një shumicë të cilësuar të votave dhe se për këtë duhet një bashkëpunim mes PD-së dhe PS-së. Ky mund të shihet edhe si një hap tjetër për realizimin e reformave të mëdha./ Gazeta Shqip